Zeni Husmani shumë shpejtë bëhet me skuadër të re

Zeni Husmani, i cili dje edhe zyrtarisht shkëputi kontratën me marrëveshje me drejtuesit e Shkëndijës, gjatë ditës së sotme është prezantuar te skuadra e tij e re, njofton “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për ekipin slloven të Domzhale, aty ku Husmani njëherit kishte kaluar edhe momentet e tij më të mira të karrierës.

Ai te kjo skuadër kishte luajtur për plotë 6 vite (2012-2018), duke regjistruar edhe 163 paraqitje dhe 9 gola të shënuar.

Husmani te Domzhale mbante edhe shiritin e kapitenit, ndërsa nga kjo skuadër u largua verën e vitit 2018-të, kur u transferua në Turqi te skuadra e Giresunspor, ndërsa janarin e vitit 2019-të ai vendosi të luaj për herë të parë në vendlindjen e tij, duke nënshkruar me Shkëndijën e Tetovës.

Megjithatë te kampionët e vendit, 29-vjeçari nga Gostivari nuk arritti të gjejë veten, ndërsa beson se me rikthimin te Domzhale do të rikthehet ai Husmani vjetër, ku dhe do të ndihmojë skuadrën në arritjen e qëllimeve të këtij sezoni.

Stinorin vjeshtorë, Domzhale e kishte mbyllur në pozitën e 6-të me 25 pikë të tubuara.

Leave a Reply