Është zbuluar ditën e sotme lista me yjet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë të cilët do të luajnë në stadiumin “Air Albania”, me datë 10 janar.
Disa nga yjet e Shqipërisë, Turqisë, Italisë dhe Greqisë, do të zhvillojnë një ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”, me të ardhurat që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit.
Ditën e sotme janë zbuluar edhe listat me emrat e yjeve që do të marrin pjesë. Siç ishte paralajmëruar edhe më parë, te Shqipëria do të jenë emra të mëdhenj, si Cana, Murati, Strakosha, Bogdani, Duro, Raklli, Hasi, Bejqaj, Tare, ndërsa ajo që është me rëndësi për futbolldashësit në vendin tonë, është fakti se për fanellën “kuqezi”, në ndeshjen e 10 janarit do të paraqiten edhe dy ish futbollistët shqiptarë, Artim Shaqiri dhe Nderim Nexhipi.
Gjithashtu edhe te Italia, nuk mungojnë emrat e mëdhenj dhe të njohur, siç janë Zambrota apo edhe Di Baxhio. Nuk mungojnë emrat e njohur edhe të Greqia, me yje si Gekas dhe Panajotis. Gjithashtu bien në sy edhe shumë emra të njohur nga lista e Turqisë, si Altintop, Ersoj, Karan, Shanli, Rushtu.
Më poshtë mund të shihni veç e veç listat e 4 kombëtareve pjesëmarrëse në miqësoren me karakter human.