Mesfushori Donat Hasanaj më nuk do të jetë pjesë e Dritës së Gjilanit, skuadër kjo që udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, njofton “infOSport.mk”.
Ky lajm është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit gjilanas, që njëherit ka shfrytëzuar mundësinë për të falënderuar futbollistin në fjalë.
“Klubi jonë FC DRITA dhe lojtari Donat Hasanaj kanë ndërpre bashkëpunimin.
Ishte kërkesa e lojtarit që të jetë i lirë për tu larguar për një sfidë të re, kjo për shkak të hapsirës jo të mjaftueshme që Donati kishte tek ne.
Klubi jonë e falemderon Donatin për kontributine e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, shkruhet në njoftim zyrtar të Dritës në llogarinë e tyre në Facebook.
Rikujtojmë Hasanaj te Drita kishte arritur nga rradhët e Prishtinës gjatë verës së kaluar, ndërsa bëhet emri i tretë që largohet nga “bardheblutë” nga Gjilani, pas dyshes braziliane, Lukas Kardoso – Zhilberto Fortunato.
Në anën tjetër drejtuesit e kësaj skuadre deri më tani kanë arritur marrëveshje me super dyshen e Feronikelit, Kastriot Rexha –Astrit Fazliu.