Paratici flet për të ardhmen e Emre Xhan dhe Rabiot te Juventusi!

Drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka folur për të ardhmen e dy futbollistëve më të përfolur të merktos në kampin “bardhezi”, Emre Xhan dhe Adrien Rabiot. Që të dy nuk po gjejnë shumë hapësira te trajneri Mauricio Sarri, ndërsa situata e tillë ka bërë që zëra të ndryshëm ti shohin ata jashtë skuadrës kampione të Italisë.

Megjithatë një gjë e tillë nuk do të ndodh, thotë Paratici.

“Emre Xhan nuk do të largohet. Ai do të vazhdojë të jetë pjesë e jona. Xhan është një lojtar i madh dhe i rëndësishëm për ne. E njëjta gjë vlen dhe për Rabiot. Kur mbërriti në Torino, kishte 8 muaj që nuk luante. Tani po ambientohet shumë shpejt” – shprehet drejtori i ‘Zonjës së Vjetër’, Fabio Paratici, i cili gjithashtu foli edhe për përforcimin më të ri, Dejan Kulushevski.

“Jam i lumtur për Kulushevskin. Dëshironim që ai të vinte menjëherë tek ne, por ky ishte kusht që në nisjen e negociatave. Ai do ta mbyllë sezonin tek Parma dhe më vjen mirë për të. Ne e konsiderojmë një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e ekipit si dhe për projektin që kemi nisur,” – është shprehur Paratici për ‘Sky Sport Italia’.

 

Leave a Reply