Helsingborgs IF bën Bejtullain ndër më të paguarit në skuadër

Mbrojtësi tetovar Egzon Bejtullai edhe zyrtarisht ka nisur karrierë ndërkombëtare, pasi sot ka zyrtarizuar transferimin te Heslingborgs IF në Suedi. Ish-kapiteni i Shkëndijës së Tetovës ka firmosur kontratë tre vjeçare me pesë herë kampionët e Suedisë, ndërsa beson se kjo lëvizje do të jetë hapi i duhur për hapat e rradhës në karrierë.

Pas përfundimit të kontratës me Shkëndijën, si lojtarë i lirë dhe reprezentues standard i Maqedonisë, Bejtullai ishte në pozitë shumë ideale për të zgjedhur ofertat e shumta që arrinin në adresë të tij dhe duket se drejtuesit e Helsingborgs IF kanë bërë punë të shkëlqyeshme duke bindur të firmos për ta me parametra zero një lojtarë që nuk do të kushtonte më pak se 400 000 euro.

 

Për të arritur këtë, Helsingborgs IF është dashur të bëjë një sforco të konsiderueshme finansiare, pasi përveç një plani konkret për të ardhmen suedezët kanë bërë Egzon Bejtullain një prej tre lojtarët më të paguar të skuadrës. 25 vjeçari është lidhur me Helsingborgs IF deri në vitin 2022, me klaozola largimi në rast të ndonjë oferte interesante.

Leave a Reply