FC Shkupi prezanton sulmuesin e talentuar Jakup Berisha

Vetëm një ditë para fillimit të grumbullimit të parë të skuadrës në prag të stinorit pranveror, drejtuesit e FC Shkupit kanë prezantuar emrin e parë në rradhët e tyre.

Bëhet fjalë për sulmuesin kurpulent (1.81), Jakup Berisha i cili me ekipin “bardhekaltër” ka nënshkruar kontratë një vit e gjysmë.

19 vjeçar te FC Shkupi vjen nga rradhët e Shkëndijës, te e cila skuadër u transferua vitin e kaluar nga rradhët e Vardarit, aty ku edhe kishte qenë pjesë e grupmoshave të reja.

Jakup Berisha ka përvojë edhe në Ligën e Parë, ku ka regjistruar 15 paraqitje dhe 1 gol, ndërsa me Vardarin kishte luajtur edhe në garat europiane.

Vlen të theksohet gjithashtu, se Berisha ka bartur edhe fanellën e reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut, U18, U19 dhe U20.

Leave a Reply