Boreci nesër ndez motorët për stinorin pranveror

Boreci nën drejtimin e strategut shkupjan, Gorazd Mihajllov, nesër edhe zyrtarisht do të nis fazën e përgatitjeve për stinorin pranveror, që do të zhvillohet në dy faza, njofton “infOSport.mk”.

Fazën e parë futbollistët e Borecit do ta zhvillojnë në Veles, aty ku do të qëndrojnë deri me datë 24-25 janar, ndërsa fazën e dytë, atë kryesore do ta zhvillojnë jashtë Maqedonisë.

“Me 8 janar do të nisim fazën e përgatitjeve, kur edhe presim të vijnë përforcimet e para. Fazën e parë do ta zhvillojmë në Veles, ndërsa më pas nga data 24 ose 25 janar do të udhëtojmë jashtë vendit. U vendosëm për Greqinë, edhe pse si opcion kishim edhe Bullgarinë, mirëpo për momentin ende nuk kemi vendosur, mirëpo shpresojmë të zhvillojmë përgatitje të mira, që do na shërbejnë për pjesën e dytë të kampionatit” – tha enkas për “infOSport.mk” trajneri, Gorazd Mihajllov, i cili konfirmoi edhe largimet e deritanishme nga klubi.


LEXO GJITHASHTU:

Çfarë po ndodh te Boreci! Plotë 7 largime….


Rikujtojmë nga rradhët e skuadrës nga Velesi deri më tani janë larguar, Hristov, Petrov, Bogdanovski, Velev, Ivljanin, Zhoglev dhe Ristovski, ndërsa emër i ri i vetëm deri në këto momente është sulmuesi Dario Desniq.


LEXO GJITHASHTU:

Ish sulmuesi i FC Shkupit përforcon Borecin


Megjithatë trajneri Mihajllov nuk shqetësohet edhe aq shumë edhe përkundër këtyre largimeve, duke potencuar  se shumë shpejtë skuadrës do i bashkohen 3-4 emra të rinj.

“Jemi në bisedime e sipër me 3-4 futbollistë nga Maqedonia, që pas vetes kanë një eksperiencë të madhe në Ligën e Parë, ndërsa njëkohësisht mund të them se jemi në kontakte edhe me disa futbollistë nga jashtë vendit. Besojmë se do të bëjmë zgjidhjen e duhur” – u shpreh Mihajllov, i cili për “infOSport.mk” zbuloi edhe projektin e fushës me barë natyral, që pritet të jetë gati shumë shpejtë dhe i cili do të jetë në shërbim të skuadrës, me qëllim që e njëjta të mos ketë vështirësinë e të luajturit në terenet e tilla, duke pasur parasysh se pjesa tjetër e skuadrave elitare shfrytëzojnë pikërisht stadiume të këtilla.

Boreci është skuadra e vetme që luan në stadium me barë artificial, ndërsa kjo u mundësoi atyre që të jenë të pamëshirshëm për ekipet kundërshtare, duke pasur parasysh se është skuadra e vetme që gjatë stinorit vjeshtorë nuk kishte pësuar disfatë si vendas, mirëpo krejt e kundërta ndodhte me ndeshjet që kjo skuadër i luante në transfertë, e ku në 9 ndeshje regjistroi vetëm 1 barazim dhe 8 disfata.

Leave a Reply