Xhelil Abdulla rikthehet te Renova

Xhelil Abdulla është rikthyer në folenë e vjetër, pas aventurës disa muajshe që e pati në Superligën e Kosovës te skuadra e Llapit, njofton “infOSport.mk”. Abdulla gjatë ditës së sotme ka gjetur gjuhë të përbashkët me ish skuadrën e tij Renovën, pjesë e së cilës do të jetë në 6 muajt në vijim.

28-vjeçari Abdulla te Renova luajti për 4 sezone të plota (2014/2015 – 2018-2019), ashtu që rikthimi i tij te Renova është një lajm i mirë për trajnerin Bujar Islami, që do të ketë një super zgjidhje për repartin e mbrojtjes.

Abdulla me fanellën e Renovës numëron plotë 78 ndeshje në Ligën e Parë, ndërsa vlen të theksohet se në mesin e më të mirëve ai ka luajtur edhe me EuroMilkun dhe Shkëndijën, me të cilën skuadër në vitin 2011-të ishte shpallur kampion.

Xhelil Abdullah riktehet te Renova

Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 6 януари 2020 г.

 

Leave a Reply