Kampionët e Italisë, Juventusi ka mundur Kaljarin me rezultatin e pastërt 4:0 në ndeshjen e vlefshme të javës së 18-të në “Serie A”. Njeriu i ndeshjes doli të jetë Kristiano Ronaldo, i cili regjistroi “tripletën” e tij të parë në futbollin italian, pas golave të shënuar në minutat 49-të, 67-të (nga penaltia) dhe të 82-të.
Një gol tjetër për Juven në këtë ndeshje realizoi Gonzalo Higuain në minutën e 81-të.
CR7 bëhet kështu portugezi i parë që ka shënuar “hat-trik” në futbollin italian, ndërsa po arrinë të shënojë 5 ndeshje me rradhë, si dhe tashmë ka të shënuar gola ndaj secilës skuadër nga “Serie A”, me përjashtim të Romës, ndaj së cilës skuadër kishte shënuar me fanellën e Realit të Madridit.
Me fitoren e sotme, Juve sërish rimori kreun e tabelës nga Interi në garën për vendin e parë.