Futbollisti me origjinë nga Prizreni i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, edhe zyrtarisht është prezantuar me fanellën e Këllnit, te e cila skuadër do të luaj në formë huazimi 18 muajt në vijim, njofton “infOSport.mk”.
22-vjeçari, i cili kishte filluar me Volfsburgun që në moshë të re, pjesë e ekipit të parë u bë verën e vitit 2018-të, mirëpo hapësirat e pakta te “ujqërit”, bënë që Rexhbeçaj të mendoj largimin, ndërsa për momentin si opcioni më i mirë doli të jetë huazimi te Këllni.
LEXO GJITHASHTU:
Zyrtare, Elvis Rexhbeçaj largohet nga Volfsburgu, por sërish mbetet në Bundesligë
Kjo do të thotë që Volfsburgu ka besim tek ky talent, i cili këtë edicion ka zhvilluar një ndeshje në kuadër të Liga Europa dhe një në kuadër të Kupës së Gjermanisë, mirëpo jo edhe në Bundesligë, aty ku numëron 28 ndeshje dhe 2 gola të shënuar.