Kushtet e vështira klimatike në Puglia mund të sjellin shtyrjen e ndeshjes midis Leçes dhe Udinezes, e vlefshme për javën e 18-të në “Serie A”.
Mediat italiane raportojnë se erërat e fuqishme në Salento rrezikojnë të shtyjnë këtë ndeshje, e paraparë të zhvillohet në ora 18:00 në stadiumin “Via del Mare”.
Aktualisht nuk ka ndonjë vendim zyrtar për shtyrje por gjendja është duke u monitoruar në vazhdimësi.