Skuadra e njohur kosovare e Llapit, gjatë ditës së sotme ka prezantuar sulmuesin, Jasmin Raboshta. Ky i fundit te skuadra nga Podujeva erdhi nga rradhët e ekipit të Vushtrrisë, ndërsa gjatë karrierës së tij ai kishte qenë pjesë e shumë skuadrave të Superligës në Shqipëri, ndërsa gjithashtu kishte pasur një aventurë edhe në Turqi.
“Jasmin Raboshta, 29 vjeç, i lindur më 30.04.1990. Qendërsulmunes i shumë skuadrave në Shqipëri, si dhe ka provuar aventurën për dy vite në Turqi, ku në total në karrierën e tij ka shënuar 120 gola. Raboshta vie si një përforcim me vlerë të madhe në repartin e sulmit”, – thuhet në njoftimin e klubit llapjan.
Gjatë stinorit vjeshtorë, Raboshta me fanellën e Vushtrrisë zhvilloi 11 paraqitje, duke realizuar 4 gola, një prej të cilëve pikërisht ndaj tashmë skuadrës së tij të re, Llapit. Ai te Llapi shihet si zëvendësim për të larguarin, Sebino Plaku, i cili ditë më parë iu bashkua skuadrës së Gjilanit.