Mauro German Kamoranezi është emëruar trajner i ri i skuadrës sllovene të Tabor Sezhana. Ish kampioni i Botës me Italinë në vitin 2006, me skuadrën sllovene ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021, ndërsa në postin e trajnerit erdhi në vendin e Almir Sulejmanoviq.
Tabor Sezhana pas 20 xhirove të kaluara në elitën e futbollit slloven ndodhet në pozitën e 8-të me 19 pikë të tubuara, dy më shumë se skuadra e parafundit në tabelë, Bravo, aty ku luan Besart Abdurrahimi.
Ndryshe për Kamoranezin është ky angazhimi i tij i katërt si trajner, pas aventurave në Meksikë dhe Argjentinë.