Skuadra e Tikveshit që garon në Ligën e Dytë – Lindje ka bërë goditjen e parë në merkato. Emër i ri te skuadra nga Kavadari është Riste Ilijovski, i cili vjen si futbollistë i lirë, ndërsa skuadra e tij e fundit ishte Flamurtari i Prishtinës.
25-vjeçari me origjinë nga Manastiri pritet të jetë një freski e këndshme në fazën difenzive të Tikveshit, skuadër kjo që edhe këtë vit pritet që deri në fund të luftojë për dy pozitat e para në tabelën e klasifikimit.
Stinorin vjeshtorë, Tikveshi e mbylli në pozitën e katërt me 27 pikë, 7 më pak se skuadra kryesuese e Bellasicës dhe 4 më pak se Bregallnica e vendit të dytë.
Sa i përket vetë Ilijovskit, vlen të përmendet se saktësisht pas një viti rikthehet në futbollin vendor, kur së fundmi ishte pjesë e Pelisterit, ndërsa gjatë karrierës së tij gjithashtu kishte veshur edhe fanellën e Pobedës, Mlados Carev Dvorit, Luftëtarit nga Shqipëria dhe Hottur nga Islanda.