Strategu italian, Karlo Ançeloti nuk e fsheh dashurinë e tij për fantazistin kolumbian Hames Rodrigez. Strategu italian pasi dështoi që ta marrë te Napoli, po kërkon ta marrë në Angli te Everton, në stolin e së cilës skuadër u ul në fund të vitit që lamë pas.
Ançeloti dhe Rodrigez ishin bashkë te Reali dhe te Bajerni i Munihut, ndërsa dëshira e teknikut italian ishte që ta merrte atë edhe te Napoli, mirëpo në fund Perez vendosi ta mbajë në “Santiago Bernabeu” fantazistin kolumbian, të paktën deri në janar.
Megjithatë Rodrigez sërish nuk morri hapësirën e duhur nga ana e trajnerit Zidan gjatë pjesës së parë të sezonit aktual, ndërsa nga e gjithë kjo situatë dëshiron të përfitojë Ançeloti dhe të sjellë yllin kolumbian te Evertoni.