Mesfushori me origjinë nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj, në vazhdim të sezonit nuk do të jetë pjesë e Volfsburgut, drejtuesit e së cilës skuadër kanë vendosur ta huazojnë atë te skuadra e Këllnit.
Bëhet fjalë për një skuadër me traditë të madhe në futbollin gjerman që ka fituar garën për yllin kosovar, për të cilin gjithashtu interesoheshin edhe skuadrat si Augsburg, Hanover 96 dhe Fortuna Dyzeldorf.
22-vjeçari te Këllni në formë huazimi do të luaj për një vit e gjysmë, ndërsa verën e vitit 2021 pritet që ti bashkohet sërish skuadrës së Volfsburgut, aty lu luan edhe futbollisti tjetër shqiptarë nga Gostivari, Admir Mehmedi.