Xhenoa i ka dhënë fund serisë prej 9 ndeshjeve pa fitore, pasi sonte në “Luixhi Feraris” mundi Sasuolon me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”. Golin e fitores për Xhenoan në këtë përballje e realizoi kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, i cili doli të jetë me shumë fat në minutën e 86-të, kur pasi nuk arriti fillimisht të shënojë me këmbë, atë e bëri duke e goditur topin me fytyrë dhe duke e dërguar në rrjetën e Konsilijit.
Pas këtij goli mysafirët nuk patën mundësinë e reagimit, ndërsa Xhenoa në fund festoi, festë kjo që ju kishte munguar atyre në ndeshjet e “Serie A”, që nga 26 tetori, kur për herë të fundit kishin mundur Breshën me shifrat 3:1.
NDIQNI GOLAT NGA NDESHJA XHENOA – SASUOLO
Ndryshe ishte Krishito, ai i cili në minutën e 29-të nga penaltia kaloi në epërsi Xhenoan, ndërsa golin e barazimit dhe të vetmin në këtë ndeshje për Sasuolon e realizoi Pedro Obiang në minutën e 33-të.
Goli i katërt sezonal i Goran Pandev në minutën e 86-të Xhenoas i solli vetëm fitoren e 3-të në “Serie A”, mirëpo i mundësoi kësaj skuadre që ti ik pozitës së fundit në renditje.