Kampionët në fuqi, Shkëndija e Tetovës sot kanë nisur përgatitjet për gjysmësezonin e dytë në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Kuqezinjtë kishin grumbullimin e parë sot në Tetovë, ndërsa ditët e para do ti kalojnë me matjet fizike dhe më pas do të vazhdojnë me stërvitje të lehta.
Shkëndija fazën e dytë do ta zhvillojë në Antalia të Turqisë, aty ku do të luajë edhe disa ndeshje kontrolluese. Në grumbullimin e parë të kuqezinjëve ishin edhe dy përforcimet e reja, Valon Ahmedi që u prezantua ditën e djeshme si dhe Aldin Dallku, shërbimet e të cilit u siguruan muaj më parë.
Përveç Shkëndijës, me përgatitjet dimërore ka nisur edhe Rabotniçki.