Mbrojtësi i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Egzon Bejtullai nuk është më futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Pas gjashtë viteve e gjysmë në taborin e kuqezinjëve tetovarë, mbrojtësi përfundimisht ka mbyllur aventurën e tij me skuadrën tetovare dhe tashmë është futbollist i lirë.
Kontrata e Bejtullait ishte valide deri në fund të vitit 2019 dhe sipas burime të “InfOSport.mk”, e njejta nuk është vazhduar nga palët, me 25 vjeçarin që duket i vendosur për të vazhduar karrierën jashta vendit. Tashmë një kohë disa opsione duken të shfaqura në horizont si mundësi për të vazhduar karrierën e tij, ndërsa burimet tona thonë se së shpejti do të mësohet destinacioni i ri i representuesit të Maqedonisë së Veriut, që do të jetë një nga kampionatet Europiane./InfOSport.mk