Skuadra kampione e Spanjës, Barcelona ka barazuar 2:2 në transfertën ndaj rivalit lokal, Espanjollit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 19-të në La Liga, njofton “infOSport.mk”.
Pjesa e parë u mbyll me epërsi minimale të Espanjollit, kjo falë golit të shënuar nga David Lopez në minutën e 23-të. 15 minutat e para të pjesës së dytë dolën të jenë të kobshme për vendasit, të cilët kapituluan në dy raste.
Fillimisht Luis Suarez në minutën e 50-të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa në minutën e 59-të falë asistit të mrrekullueshëm të uruguaianit Suarez, Arturo Vidal arriti që të shënojë edhe golin e dytë në rrjetën Lopez.
Në minutën e 75-të Frenki de Jong u ndëshkua me të kuq, ndërsa epërsinë numerike në fushë vendasit e Espanjoll e shfrytëzuan fare në fund, kur në minutën e 88-të me anë të kinezit, Vu Li barazuan rezultatin në 2:2.
Këtë hap të gabuar të “katalunasve” e shfrytëzoi Reali i Madridit, që më herët me rezultatin 3:0 në transfertë mundi Getafen dhe u barazua me pikë me Barcelonën. Megjithatë këta të fundit vazhdojnë të mbajnë pozitën e parë në La Liga, kjo për shkak gol-averazhit më të mirë ndaj “mbretërve”.