Zllatan Ibrahimoviç mëngjesin e sotëm u prezantua te Milani. Gjigandi suedez në moshën 38 vjeçare rikthehet edhe njëherë të luaj për Milanin pas 7 vite e gjysmë, pasi edhe në vitin 2012 ishte pjesë e kuqezinjëve. Ibra në konferencën për shtyp u shpreh entuziast dhe shumë i gëzuar që rikthehet në Milano.
“Pas ndeshjes së fundit me Los Anxhellos fola me Maldinin. Kam marrë më shumë kërkesa tani si 38-vjeçar se kur isha 28-vjeç. Tani jam këtu dhe do të bëj maksimumin për t’i përmirësuar gjërat. Milani është si shtëpia ime, më ka kthyer kënaqësinë e të luajturit futboll. Milani është gjithnjë Milani dhe historia nuk ndryshon. Besoj 100% në atë që bëj, ndryshe nuk do isha këtu. Është normale që fizikisht ndryshon vit pas viti, por besimi jo. Mentaliteti nuk ndryshon. Duhet të dimë të vuajmë që të marrim maksimumin. Derisa të mundem të luaj, do ta jap maksimumin”, ka thënë Ibra.