Skuadra e Napolit që udhëhiqet nga Xhenaro Gatuzo, ka siguruar përforcimin e parë për vitin 2020, shkruan “infOSport.mk”.
Mediat italiane raportojnë se skuadra “napolitane” ka siguruar shërbimet e Stanislav Lobotka, i cili ditëve në vijim pritet të firmosë kontratë pesë vjeçare me “Napoletanët”.
Lobotka vjen nga rradhët e Selta Vigos, skuadër kjo që nga ky transferim do të përfitojë 18 milion euro, ndërsa vetë sllovaku në “San Paolo” pritet të përfitojë 1.8 milionë euro.
Ndryshe bëhet fjalë për një mesfushorë difenziv, i cili te Selta Vigo erdhi verën e vitit 2017-të nga danezët e Nordsjelland, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur në vendlindje te skuadra e Trençin, ndërsa gjithashtu kishte provuar fatin edhe tek të rinjët (U21) e Ajaksit.
Lobotka në La Liga numëron 86 ndeshje, ndërsa nga nëntori i vitit 2016-të, ai është pjesë e pandarë e kombëtares së Sllovakisë, për të cilën ka regjistruar 22 paraqitje dhe 3 gola të shënuar.