Një moment tepër gazmor u regjistrua në emisionin “Rubrika Sportive” të cilin moderatorja Hygerta Sako, vendosi ta ndante me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram”.
Bëhet fjalë për mbrojtësin strugan, Egzon Belica. Mbrojtësi i Partizanit, ishte i ftuar në studio, e teksa po fliste, u tradhtua nga karrigia e cila u ul.
Në këte moment moderatorja e njohur shqiptare e Radio Televizionit shqiptarë, nuk mundi të mbajë dot të qeshurat, teksa ka ndalur regjitrimin.
Ky moment normalisht që nuk u transmetua në emision, ndërkohë që në videon e publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Hygerta shkruan:
“Serioziteti në maksimum deri sa të punon rreng karrigia”.