Federata Europiane e Futbollit (UEFA) e ka bërë gafën e radhës, duke e bërë Kosovën pjesë të Serbisë.
Në fakt, edhe pse UEFA e ka pranuar Kosovën në gjirin e saj, në grupin e saj zyrtar të Euro 2020 e ka vendosur Kosovën në hartë së bashku me Serbinë.
“Ku do ta shikoni Euro 2020?”, është pyetja e UEFA-s, ndërsa në hartë nuk është e ndarë Kosova nga Serbia.
Kjo ka ngjallur reagime të shumta të shqiptarëve, por edhe të serbëve, të cilët janë “zënë” me komente në këtë grup.
Kjo nuk është hera e parë që UEFA bën një gabim apo lëshim të tillë.
Me siguri, duarkryq nuk duhet të qëndrojë as Federata e Futbollit të Kosovës, në mënyrë që një skandal i tillë të mos përsëritet më.