Paraqitjet e shkëlqyeshme në veçanti të Vedat Muriqit me fanellën e Fenerbahçes në Superligën e Turqisë, kanë bërë që edhe skuadrat tjera gjigande nga ky vend të interesohen për futbollistë të tjerë shqiptarë, shkruan “infOSport.mk”.
Është skuadra kampione në fuqi e Galatasarajit, që interesohet për shërbimet e reprezentuesit kosovar, Idriz Voca, i cili aktualisht luan në Superligën e Zvicrës me fanellën e Lucernës.
Sipas informacioneve që vijnë nga Turqia, është vetë trajneri i Galatasarajit, Fatih Terim, që e dëshiron Vocën te Galata.
Shqiptari 22-vjeçar vlerësohet si një nga mesfushorët me tipare mbrojtëse më të mire në kampionatin zviceran.
Me një vlerësim prej 4 milionë eurosh të kartonit, Voca është kthyer në një objektiv të Terim, i cili kërkon të përmirësojë skuadrën e tij që nuk është shfaqur në nvielet e kërkuara në pjesën e parë të këtij edicioni.
Voca është pjesë fikse e përfaqësueses së Kosovës ku në vitin e fundit ka gjetur hapësira aktivizimi, ndërsa në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësueses U21 të Shqipërisë në një grumbullim në janarin e vitit 2017 para se t’i bashkohej Kosovës.
Ai me përfaqësuesen e Kosovës numëron 10 paraqitje, ndërsa nga 3 paraqitje numëron edhe për përfaqësueset e të rinjëve të Shqipërisë dhe ekipit “Dardan”.