Rezultatet jo të mira gjatë stinorit vjeshtorë, kanë bërë që drejtuesit e Napolit të mendojnë seriozisht për përforcimin e skuadrës në prag të stinorit pranveror.
Klubi italian, i cili udhëhiqet nga Xhenaro Gatuzo, është në merkato për të marrë futbollistët më të mirë në treg dhe sot, është zbuluar objektivi i radhës i “napolitanëve”. Bëhet fjalë për Janik Fereira Karasko, i cili shihet si zëvendësim për Insinje, gjithnjë nëse ky i fundit vendos të largohet nga “San Paolo”.
26-vjeçari Karasko që disa muaj po kërkon largimin e tij nga Kina, aty ku për momentin luan me Dalian Yifang.
Belgu gjatë verës së fundit ishte shumë pranë firmës me Arsenalin, mirëpo në momentin e fundit “topçinjtë” ishin vendosur për Nikolas Pepe.