Ish-futbollisti i mirënjohur kosovar, që një pjesë të karrierës së tij e kaloi edhe në Maqedoni, duke veshur fanellën e Renovës, Faruk Statovci, pritet që shumë shpejtë të marrë drejtimin e skuadrës së Bashkimit nga Koretina e Kosovës, përcjellë “infOSport.mk”.
Statovci aktualisht udhëheq ekipin e ligës së dytë të Minatorit nga Magurja, mirëpo sipas informacioneve të gazetës “Zëri”, i njëjti pritet që të marrë drejtimin e Bashkimit, skuadër kjo që gjithashtu garon në ligën e dytë kosovare.
Dy ekipet janë pretendentë për inkuadrim në Ligën e Parë të Kosovës. Pas 15 xhirove të stinorit vjeshtorë, Bashkimi zë pozitën e katërt me 32 pikë, ndërkohë Minatori me një pikë më shumë ndodhet një pozitë më lartë.