Hoze Murinjo është gati të bëjë çmendurinë e radhës. Strategu portugez drejtuesve të tij u ka kërkuar që të investojnë një shumë të çmendur parash, me qëllim që në Londër të sjellë mbrojtësin e Real Madridit, Rafael Varane.
Ishte pikërisht strategu portugez ai që i besoi Varanes një fanellë titullari te Real Madridi dhe prej vitesh tashmë, është admirues i gjigantit francez.
Murinjo e kishte kërkuar Varanen edhe gjatë kohës kur ishte në krye të Mançester Junajtedit, mirëpo oferta e “Djajve të Kuq” nuk bindi aspak “madrilenët”.
Tashmë në krye të Totenhamit, Murinjo nuk e ka harruar fiksimin e tij dhe është rikthyer të bëjë oferta të çmendura për mbrojtësin francez. Siç raportojnë mediat angleze, oferta e Totenhamit kap shifrën e 80 mln eurove, çka do e bënte Varanen një nga mbrojtësit më të shtrenjtë në botë.