Karim Benzema ka vazhduar kontratën me Realin e Madridit edhe për një sezon tjetër, njofton “Marca”, përcjellë “infOSport.mk”.
Aktualisht kontrata e sulmuesit francez me “mbretërit” është deri në vitin 2021, mirëpo të njëjtën Benzema e ka vazhduar edhe për 12 muaj të tjerë.
Benzema me kontratën e re do ti gëzohet edhe një page më të lartë, kjo falë performancës së shkëlqyer gjatë këtij edicioni me Realin e Madridit, ku morri edhe rolin e liderit.
Gjatë sezonit aktual, francezi ka shënuar 12 gola nga 17 ndeshje në La Liga, ndërsa 4 gola të tjerë realizoi edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Europian.