Pep Guardiola ka vendosur një rekord të ri në Premierligë. Strategu spanjoll është bërë trajneri më i shpejtë që ka arritur shifrën e 100 fitoreve në Premierligë, pas fitores së arritur mbrëmë të Mançester Sitit ndaj Shefilld Junajtedit.
Golat e Agueros dhe De Bryjne në pjesën e dytë i siguruan fitoren e 13-të Sitit këtë edicion, ndërkohë të 100-tën për Guardiolan në krye të kësaj skuadre nga gjithsej 134 ndeshje (17 barazime, 17 disfata).
LEXO GJITHASHTU
Siti sipas planit ndaj Shefilld Junajted, Guardiola vjen me një rekord! (VIDEO)
Goli i Agueros, ishte gjithashtu i 1000-ti i karrierës si trajner për Guardiolan, duke përfshirë kohën e tij te Barcelona dhe Bajern Munihu.
Spanjolli në këtë mënyrë arriti që të la pas vetes portugezin Hoze Mourinjo, i cili fitoren e 100-të në Premierligë e kishte arritur në ndeshjen e tij të 142-të, teksa Jurgen Klop një gjë të tillë kishte bërë vetëm në ndeshjen e 159-të, si trajner i Liverpullit.
Askush si Guardiola në Premierligë!!!🏟 134 ndeshje ✅ 100 fitore të arritura🤝 17 barazime❌ 17 disfata
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 декември 2019 г.