Vazhdon kriza e Arsenalit, as Arteta nuk mund të gjejë rrugëdalje (VIDEO)

Ka vazhduar kriza e Arsenalit, skuadër kjo që edhe me trajnerin e ri, Mikel Arteta nuk po bënë mirë, njofton “infOSport.mk”. “Topçinjtë” sot u mundën nga Çelzi në derbin londinez me shifrat 1:2, pavarësisht faktit se pjesën e parë e mbyllën me epërsi minimale 1:0 pas golit të shënuar nga Pjer Emerik Obamejang (13’).

Arteta ndeshjen e nisi pa dy futbollistët shqiptarë, Xhaka-Mustafi, me këtë të fundit që u inkuadrua në lojë në minutën e 23-të në vend të Çambers që u lëndua.

Në pjesën e dytë Çelzi luajti më mirë, ndërsa pas një ore lojë “blutë” e Londrës kishin deri në 65% posedimin e topit, gjë kjo që reflektoi në minutat e fundit të takimit, kur ata arritën edhe deri te përmbysja e rezultatit.


KLIKO DHE SHIHNI GOLAT NGA NDESHJA, ARSENAL – ÇELZI.


Golin e barazimit Çelzi e gjeti në minutën e 83-të me anë të Zhorzhinjos, i cili para së gjithash duhet ti falënderohet gafës së portierit Bernd Leno, ndërsa golin e dytë dhe të fitores skuadra e Frank Lampard e gjeti në minutën e 87-të, kur pas një kundërsulmi, sulmuesi Tami Abraham nga brendia e zonës arriti që edhe për herë të dytë të mposhtë portierin vendas, transmeton “infOSport.mk”.

Për Çelzin ishte kjo fitorja e 11-të sezonale, që e mban këtë skuadër në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërkohë Arsenali me vetëm 24 pikë pas 20 xhirove të kaluara renditet në pozitën e 12-të.

Leave a Reply