Disfata 2:1 nga Leçester Siti i ka kushtuar shumë strategut argjentinas të Uest Hamit, Manuel Pellegrini, i cili është shkarkuar nga posti i trajnerit te skuadra londineze, shkruan “infOSport.mk”.
Strategu kilian prej kohësh ishte në syrin e keq të drejtuesve të tij, të cilët si duket sonte kishin humbur durimin dhe menjëherë pas disfatës kundër skuadrës së Lesterit, kishin konfirmuar shkarkimin e trajnerit të tyre.
Pellegrini drejtimin e Uest Hamit e morri me 22 maj të vitit 2018-të, duke udhëhequr skuadrën nga Londra në 64 ndeshje.
Nën drejtimin e tij, Uest Ham kishte regjistruar 24 fitore, 11 barazime dhe 29 disfata, me një gol averazh 91:99. Gjatë sezonit aktual, në 18 ndeshje Uest Hami ka regjistruar vetëm 5 fitore, 4 barazime dhe 10 disfata, duke u renditur vetëm në pozitën e 17-të me 19 pikë, një më shumë se skuadra e Aston Villas që ndodhet në zonën e ftohtë, transmeton “infOSport.mk”.
Bazuar në këto statistika, vendimi i drejtuesve të Uest Hamit ka qenë më se i qëlluar, madje ndoshta edhe i vonuar, ndërsa si pasues i tij shihet Dejvid Mojs, që shihet si favorit përballë tre emrave të tjerë, si Shon Dajç, që aktualisht udhëheq Bërnlin, Kris Uajllder, trajner i Shefilld Junajted dhe ish trajnerit të Brajtonit, Kris Haton.