Me ndeshjen ndërmjet KMF Proekt Josifovo dhe Kratovës, edhe zyrtarisht është mbyllur stinori vjeshtorë në elitën e futsalit vendor, njofton “infOSport.mk”. Skuadra vendase në këtë ndeshje shënoi fitore 15:3, duke e mbyllur si kampion pjesën e parë të kampionatit, bashkë edhe me kampionët në fuqi të Futsal Shkupit.
Të dyja skuadrat kanë nga 31 pikë, ndërsa KMF Proekt Josifovo e mbylli si e para, vetëm për shkak gol-averazhit më të mirë, edhe pse vlen të theksohet se ndeshja midis këtyre dy skuadrave e zhvilluar në Valandovë ishte mbyllur me rezultatin e barabartë 4:4.
Pas kësaj dyshe, në pozitën e tretë ndodhet befasia më e këndshme e këtij sezoni, Futsal Karadaku, me 21 pikë, për të vijuar Juventus Serava në pozitën e katërt me 18 pikë, po aq sa ka edhe Zhelezareci në pozitën e 5-të.
Astibo me 14 pikë renditet në pozitën e 6-të, duke lënë pas vetes Crna Rekën dhe Kratovën me nga 10 pikë, ndërkohë në dy pozitat e fundit renditen Velesi dhe Mal Ajaksi, me 6, gjegjësisht 3 pikë të grumbulluara.
Stinori pranveror në elitën e futsalit vendor, ku Futsal Shkupi mbron titulliln e kampionit, do të nis me datë 8 shkurt.
Renditja Tabelare | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Liga e Parë Futsal – stinori vjeshtorë | ||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|