Pas Zlatan Ibrahimoviç, Milani në “San Siro” mund të sjellë edhe mbrojtësin shqiptarë, Shkodran Mustafun. 27-vjeçari me origjinë nga Gostivari është bërë objektiv i Milanit që kërkon ta përforcojë repartin e mbrojtjes.
“Rossonerët” mendojnë të ofrojnë rreth 15 milionë euro për mbrojtësin shqiptarë, për shërbimet e të cilit interes ka edhe nga Gjermania dhe Spanja.
Në rast nënshkrimit me Milanin, për Mustafin do të ishte një rikthim në futbollin italian ku luajti për dy vite e gjysmë me Sampdorian.
Më parë shqiptari me pasaportë gjermane ka luajtur edhe për Hamburgun, Evertonin dhe Valencian para se t’i bashkohej Arsenalit në verën e vitit 2016.