Dy klubet e mëdha italiane, Napoli dhe Interi thuhet se janë të gatshme të bëjnë një shkëmbim të madh gjatë afati kalimtar të janarit.
Ekipi “zikaltër” është i interesuar të përforcojë radhët e veta për vazhdimin e kampionatit, ndërsa krahu i majtë është reparti të cilin dëshirojnë ta përforcojnë.
Edhe Napoli synon të përforcojë skuadrën dhe ardhja e trajnerit të ri, Xhenaro Gatuzo ka sjell emra të ri në listën e dëshirave të tyre.
Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Napoli është gati të ofrojë Fauzi Gulam si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi, plus para për të sjellë në “San Paolo”, Matteo Politanon nga rradhët e Interit.
Ky i fundit iu bashkua Interit në mënyrë të përhershme vetëm në verë, pas huazimit njëvjeçar, mirëpo hapësirat e pakta nga ana e trajnerit Konte, mund të shtyejnë drejt Napolit.
TS – L'ultima idea per la sinistra porta a Ghoulam: scambio con Politano? https://t.co/69e18SPptw
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) December 29, 2019