Erling Holland ju ka dhënë fund spekullimeve rreth të ardhmes së tij. Pasi për shërbimet e tij interesoheshin skjuadrat më të mëdha europiane, ylli norvegjez i Salzburgut gjatë ditës së sotme u prezantua me fanellën e Borusia Dortmundit, edhe pse emri i tij ishte i lidhur ngushtë me ekipin kampion të Italisë, Juventusin dhe skuadrën gjigande angleze, Mançester Junajtedin.
Beje #Tagg shokun tënd juventin….😁😁😁
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 декември 2019 г.
Shuma e transferimit, ashtu sipas traditës nuk është zbuluar edhe kësaj rradhe nga ana e drejtuesve të Borusia Dortmund, të cilët njoftuan vetëm kohëzgjatjen e kontratës, e cila do të jetë valide deri në verën e vitit 2024.
Ndërkohë jo zyrtarisht, sipas asaj që shkruajnë mediat e ndryshme europiane, Dortmundi për shërbimet e Holland ka paguar 21 milion sterlina.
Në “Sinjal Iduna Park”, norvegjezi do të marrë një pagë javore prej 150 mijë euro.
Håland 🧘♂️ pic.twitter.com/zqqoevH8tF
— Borussia Dortmund (@BlackYellow) December 29, 2019
Sulmuesi i gjatë 194 centimetra ndodhet në një formë vrastare për kundërshtarët, teksa në 22 ndeshje në të gjitha kompeticionet, me fanellën e Salzburgut ka shënuar 28 gola, 8 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.
Karriera e Holland kishte nisur në Norvegji te skuadra e Bryne, ndërsa para se të transferohej te Salzburgu janarin e këtij viti, 19-vjeçari kishte luajtur edhe me ekipin e Molde. Holland edhe pse në moshë të re, ai tashmë është pjesë edhe e ekipit A të kombëtares norvegjeze, për të cilën kishte debutuar me 5 shtator në ndeshjen kundër Maltës.