Liverpulli i Jurgen Klop nuk di të ndalet. Skuadra nga “Enfilld Roud” sonte në ndeshjen e saj të 19-të në Premierligë, arriti edhe fitoren e 18-të, duke mundur minimalisht 1:0 ekipin e Vulverhemptonit, njofton “infOSport.mk”.
Mjaftoi një gol i Sadio Mane gjatë pjesës së parë, që Liverpulli të marrë fitoren e 40-të në 50 ndeshjet e fundit si vendas, në të cilat kjo skuadër nuk dinë për disfatë.
🔴 Liverpulli nga disfata e fundit në terren vendas në Premierligë: 📅 980 ditë të kaluara 🏟 50 ndeshje të zhvilluara✅ 40 fitore të arritura🤝 10 barazime⚽️ 127 gola të shënuarAta janë në rrugën e duhur!
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 декември 2019 г.
Ky takim ishte shumë i kontestuar, sidomos në minutat e fundit të pjesës së parë, që dolën të jenë shumë të zjarrta.
Fillimisht goli i Sadio Mane u anulua, që më pas i njëjti përmes VAR të jetë i rregullt, ndërsa goli i shënuar nga Neto i Vulverhemptonit, edhe pse u konsiderua i rregullt, i njëjti u anulua më pas nga VAR-i.
Falë fitores së sotme, Liverpulli numëron 55 pikë nga 57 të mundshmet, duke mbajtur me plotë meritë pozitën e parë para Lester Sitit, që ka 13 pikë më pak dhe një ndeshje më shumë.