Goli i Erdon Dacit nuk i ka mjaftuar Konjasporit për të marrë një rezultat pozitiv në transfertën ndaj Alanyaspor, në ndeshjen e vlefshme të javës së 17-të në Superligën e Turqisë, njofton “infOSport.mk”.
Shkupjani realizoi golin e parë të takimit, duke kaluar në epërsi Konjaspor, skuadër kjo që në fund u mund me shifrat 1:2.
Daci realizoi në minutën e 8-të kur me të majtën e tij shënoi një gol të bukur, pas asistit të mrrekullueshëm të Faruk Mija.
Goli i Erdon Dacit ndaj Alanyaspor
Goli i Erdon Dacit ndaj AlanyasporALANYASPOR – KONYASPOR 1:1(P. Cisse 35' – E. Daci 8')
Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 29 декември 2019 г.
Ky gol ishte valid deri në minutën e 35-të, atëherë kur në skenë doli Papis Sise, që barazoi shifrat në 1:1, ndërsa po i njëjti futbollistë në minutën e 94-të shënoi edhe golin e dytë dhe të fitores për Alanyaspor.
Për Erdon Dacin ishte ky goli i tij i parë në ndeshjen e tretë që e nisi si titullarë, pasi në 10 ndeshjet tjera sulmuesi i talentuar shkupjan është inkuadruar në lojë si zëvendësues.
Pas 17 xhirove të kaluara, Konjaspor e Erdon Dacit ndodhet në pozitën e 15-të me 15 pikë të tubuara, ndërkohë Alanyaspor me 29 pikë renditet në vendin e 5-të.