Ashtu siç afron merkatoja e janarit, ashtu shtohen zërat edhe për lëvizjet e mundshme të futbollistëve. Ndër emrat që mund të bëjnë lëvizje, përmendet edhe ai i Enis Bardhit, i cili aktualisht luan me Levanten në La Liga.
Emri i shkupjanit lidhet sërish me La Ligan, dhe skuadrën e Real Sociedad, aty ku mund të bashkohej me një futbollistë tjetër shqiptarë, Adnan Januzajn.
Një gjë të tillë pohojnë mediat “iberike”, sipas të cilave drejtuesit e skuadrës së Real Sociedad, janë të gatshëm për të bërë edhe ofertën e parë në adresë të drejtuesve të Levantes për shërbimet e Bardhit, i cili shihet si zëvendësim për norvegjezin, Martin Odegard, i cili me shumë gjasa do të rikthehet te Reali, pas huazimit dy vjeçar.
Bardhi pjesë e Levantes është që nga viti 2017-të, ndërsa brenda dy viteve të plota, ai në La Liga numëron 75 ndeshje dhe 14 gola të shënuar, dy prej të cilëve këtë edicion.