Kontrata e futbollistit tetovar, Blerim Xhemaili me Bolonjan skadon verën e ardhshme, por lojtari e ka zbuluar dëshirën e tij se karrierën do ta mbyll në këtë klub.
Mesfushori me origjinë nga Bogovina e Tetovës, në prill të vitit 2020 mbush 34 vjet, ndërsa në qershor do të skadojë kontrata e tij me klubin nga “Renato Dall’Ara” .
Këtë sezon Xhemaili me Bolonjan në “Serie A” ka zhvilluar 14 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.
“Unë do të doja ta përfundoja karrierën time këtu”, tha 33-vjeçari për “La Gazzetta dello Sport”.
Ai ka folur edhe për raportet me trajnerin serb, Sinisha Mihajloviç.
“Kontakti që kemi pasur përmes Skype [gjatë verës] do të mbetet në mendjen tonë për tërë jetën. Ishte 13 korriku dhe unë qava. Ne i thamë vetes se ai kishte bërë gjëra të jashtëzakonshme për ne”, ka thënë Xhemaili.
Ai tregon se lidhjet mes tyre janë më të mëdha tani.