Milot Rashica shumë lehtë mund të ndodhë që në merkaton e janarit të largohet nga Verder Bremeni, kjo për shkak interesimit të madh për shërbimet e futbollistit shqiptarë, shkruan “infOSport.mk”.
Verder Bremeni ka nevojë për shërbimet e “Raketës” kosovare, por nuk do që të humbasë në aspektin ekonomik nëse në verë i ulet vlera e kartonit.
Drejtori sportiv i Verder Bremenit, Frank Bauman, ka bërë me dije se nuk
dëshirojnë të shesin Rashicën në merkaton e janarit, ndërkohë Dortmundi nga krahu tjetër dëshiron të mbajë Sançon deri në verë dhe afrimi i Rashicës varet nga e ardhmja e anglezit.
Aston Villa është klubi tjetër që dëshiron me çdo kusht afrimin e Milot Rashicës, i cili në 13 ndeshje të zhvilluara në Bundesligë këtë edicion ka arritur që të shënojë 7 gola.
Anglezët janë gati të paguajnë plotë 35 milion euro për kartonin e Rashicës, të cilin Verder Bremeni do ta ketë të vështirë ta mbajë edhe për gjatë kohë.