Përfaqësuesja e Kosovës në futboll me datë 12 janar do të luajë me Suedinë në Katar, por në këtë periudhë ekziston mundësia që ta zhvillojnë edhe një tjetër miqësore me Amerikën
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi në një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjinin ka bërë të ditur se po bisedohet që të luhet edhe një miqësore tjetër në Katar, kësaj rradhe përballë SHBA-ve.
“Është e mundur që të ndodhë edhe ndeshja e dytë në Katar sepse jemi duke pritë se a mund të vijnë apo jo, ndeshja është me Amerikën, nëse ata do të mund të vijnë në kohën kur ne jemi në Katar atëherë do të luajmë me ta,” – ka thënë Ademi.
Ndryshe, për takimin me Suedinë janë të ftuar futbollistë kryesisht nga Superliga e Kosovës, ndërsa pjesë e listës së publikuar nga trajneri Çallandes, janë edhe futbollisti i Shkëndijës, Leard Sadriu dhe ish futbollisti i FC Shkupit, Rron Broja, që aktualisht luan me Partizanin në Shqipëri.