Merkato e dimrit po afrohet, ndërsa skadra kampione në fuqi e Italisë, Juventusi pret me padurim që të përforcojë skuadrën. Ata i kanë vënë syrin talentit të Breshës, Sando Tonali, për të cilin gjithashtu interesohen edhe Interi dhe Mançester Junajtedi.
Për këtë arsye “bardhezinjtë” kanë vendosur të përshpejtojnë operacionin.
Sipas “Tuttosport”, drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Fabio Paratici, ka ndërmend t’i bëjë Breshës një ofertë të rëndësishme, para dhe kartonët e
dy futbollistëve të rinj Han Kwang-Song dhe Dany Mota Carvalho.
Kjo mund të jetë lëvizja që mund të ju sigurojë “bardhezinjëve” Tonal-in dhe të nxjerrë jashtë garës Interin dhe Mançester Junajtedin.