Ertan Demiri nuk do të jetë më pjesë e skuadrës së Shkupit, pasi palët kanë ndërprerë bashkëpunimin që kishin. Njoftimin e ka bërë vet Demiri në rrjetet sociale, duke treguar se me marrëveshje të dyanshme kanë arritur akordin që të ndahen me klubin e Çairit.
Ertan Demiri kishte rolin e “Tim Menaxherit” te FC Shkupi dhe detyrën në këtë post e ushtroi për rreth 18 muajve. Gjatë kësaj periudhe Shkupi luajti për dy herë rresht në Europë. Ndërkohë nga FC Shkupi nuk kanë ende një njoftim zyrtar për ndarjen me menaxherin e tyre.