Granit Xhaka është më se e qartë se në vitin 2020 do të luaj në ndonjë skuadër të re. E ardhmja e futbollistit shqiptarë është shumë larg Arsenalit, ndërsa destinacioni i tij i rradhës me shumë gjasa do të jetë Bundesliga dhe skuadra e Herta Berlinit. Një gjë të tillë ka zbuluar vetë agjenti i Xhakës, Jose Noguera i cili ka folur për të përditshmen zvicernae, “blick.ch”.
“Unë e them me shumë sinqeritet dhe ndershmëri, ne pajtohemi me kushtet e Herta Berlin. Këtë gjë ia kemi thënë edhe kreut të klubit të Arsenalit, Raul Sanllehi dhe drejtorit sportiv Edu Gaspar, si dhe trajnerit të ri Mikel Arteta. Arsenali është i informuar për të gjitha hapat. Lojtari dhe Herta janë dakord me kontratën. E gjithë kjo mbetet që klubet të arrijnë marrëveshjen për çmimin e kartonit”, – ka thënë agjenti i Xhakës, për shërbimet e të cilit gjithashtu interes kishte shfaqur edhe ish skuadra e tij, Borusia Menhengladbahu, por gjithashtu edhe Milani.
Sipas medias zviceriane oferta për Xhakën nga ana e drejtuesve të Herta Berlinit kap shifrën e 25 milion eurove.