Ardhja e Luka Joviç nuk ka zgjidhur problemet në fazën e sulmit te Real Madridi, me serbin që nuk ka arritur assesi të ndihmojë Karim Benzeman, duke dështuar në ambientim.
Sipas ‘Don Balon’, drejtuesit e Realit tashmë janë të vendosur për transferimin e Timo Verner të Lajpcigut.
23 vjeçari ka shënuar 18 gola në pjesën e parë të sezonit në Bundesligë, një më pak se Robert Levandovski i Bajernit të Munihut.
Për Verner, interesim ka shprehur edhe Çelzi.