Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Rej Manaj mund të transferohet te Barcelona, mirëpo jo te ekipi i parë, por te Barcelona B, që aktualisht luan në Ligën e tretë spanjolle, përcjellë “infOSport.mk”.
Një gjë të tillë raportojnë mediat në Spanjë, të cilat shkruajnë se ekipi B i Barcelonëska nevojë për një qendërsulmues si Manaj, i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Albasete në Segunda Division.
Një transferim i këtillë me siguri se do të ishte një hap mbrapa në karrierën e Rej Manajt, i cili në momentet kur priteshe që të ecte para, mund të ndodh që të luaj një kategori më poshtë.
Manaj këtë edicion me fanellën e Albasetes ka regjustruar 2 gola në 9 ndeshje.