Pas futbollistit shqiptarë nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemailit, skuadrës së Bolonjës, ka gjasa që ti bashkohet edhe një futbollistë tjetër shqiptarë, shkruan “infOSport.mk”. Bëhet fjalë për futbollistin nga Gostivari, Shkodran Mustafi, i cili aktualisht është pjesë e Arsenalit.
Mustafi prej verës është jashtë planeve të skuadrës së njohur angleze, por, pamundësia për të gjetur një klub të ri, bëri që mbrojtësi shqiptarë të qëndronte në Angli, teksa gjatë këtyre muajve me “topçinjtë” është aktivizuar vetëm në një rast.
Kjo edhe për shkak të marrëdhënieve të këqija me tifozerinë e këtij klubi, e cila e shikon si një nga përgjegjësit kryesor për gjendjen negative.
Kështu, Mustafi kërkon zgjidhje në merkaton e janarit dhe duket se ekziston mundësia për t’u rikthyer në “Serinë A”, te skuadra e Bolonjës, aty përveç Blerim Xhemailit, do të gjente edhe ish trajnerin e tij nga koha kur mbronte ngjyrat e Sampdorias, Sinisha Mihajlloviç.
Bolonja thuhet se po punon të gjejë gjuhën e përbashkët me Arsenalin, teksa ideja është ajo e huazimit me të drejtën e blerjes.