Drita e Gjilanit stinorin vjeshtorë në Superligën e Kosovës e mbylli në pozitën e 3-të, me 3 pikë më pak se kampionët vjeshtorë të Ballkanit.
Siç e dimë skuadra gjilanase udhëhiqet nga strategu shkupjan, Ardian Nuhiu, ndërsa pjesë e kësaj skuadre janë edhe plotë 6 futbollistë që më parë ishin pjesë e Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë. Bëhet fjalë për ish futbollistët e Shkëndijës dhe FC Shkupit, Bujamin Shabani dhe Sedat Berisha, Izair Eminin dhe Ardian Cuculin (ish futbollistë të Shkëndijës), Darko Tofiloskin (Pobeda) dhe Luis Fereira Kardoson (Pelister).
Me këtë të fundit Drita ka vendosur të mbyllë bashkëpunimin, njëjtë sikurse edhe me brazilianin tjetër Zhilberto Fortunato.
Që të dy në stinorin pranveror nuk do të jenë pjesë e Dritës së Gjilanit, drejtuesit e së cilës skuadër tashmë duhet menduar për përforcimet e reja.
Rikujtojmë Kardoso Dritës së Gjilanit iu bashkua në formë huazimi nga rradhët e Partizanit të Tiranës, ndërsa edhe Fortunato më parë ishte pjesë e Superligës shqiptare, duke mbojrtur ngjyrat e Tiranës dhe Flamurtarit.