Erling Haaland raportohet se ka zgjedhur transferimin te Juventusi dhe kjo gjë pritet të ndodhë që në merkaton e janarit.
“Tuttosport” raporton se “Zonja e Vjetër” e ka fituar garën për talentin norvegjez, për shërbimet e të cilit interesoheshin shumë skuadra të njohura europiane.
Haaland në 22 ndeshje ka shënuar 28 gola në të gjitha garat me fanellën e Salzburgut, 8 prej të cilëve në Ligën e Kampionëve.
“Corriere dello Sport” bënë të ditur se 19-vjeçari që ishte transferuar te skuadra austriake nga FK Molde, është shumë pranë kalimit te torinezët për një shumë rreth 30 milionë euro.
Ndërkohë sipas “La Gazetta dello Sport”, 19-vjeçaru pritet të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me një pagë pre 3.5 milionë eurosh në sezon.